Mëngjesin e sotëm (2 maj 2024) janë gjetur të pajetë Kosta dhe Kleoniqi Ilia në banesën e tyre në fshatin Bodrishtë të Dropullit. Prokuroria dhe policia po punojnë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.
Ka qenë një telefonatë nga Greqia e motrës së Kloeniqit në drejtim të fqinjës që ka çuar në zbulimin e ngjarjes tragjike. E merakosur për fatin e së motrës, me të cilën nuk kishte mundur të komunikonte prej mbrëmjes së të mërkurës, (1 maj) ajo ka telefonuar fqinjen.
Kjo e fundit ka shkuar në banesën e çiftit 80-vjeçar rreth orës 06:00 të së enjtes ka gjetur Kostën, 84 vjeç të shtrirë në pragun e shtëpisë me plagë në kokë. Ndërsa në dhomën e gjumit ka gjetur Kleoniqin, 88-vjeçe të pajetë, me shenja dhune në trup.
Pas denoncimit të fqinjës në polici, në banesën e çiftit Ilia kanë mbërritur ekspertët e kriminales dhe prokurori. Në konstatimin e kryer nga grupi hetimor përjashtohet pista e grabitjes me dhune pasi nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive. Kesisoj grupi hetimor ka kerkuar mjekun ligjor nga kryeqyteti per te provuar permes shenjave te ADN nese behet fjale per ndonje faktor te huaj ne kete krim, apo vertetimin e pistes ajo e goditjes mes tyre me sende të forta. Pistë kjo që mbështetet dhe nga dëshmia e fqinjës që pohoi se çifti kishte konflikte.