Nga hyrja e tunelit të Llogarasë, zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku, jep lajmin që nesër do të hapet qarkullimi për kalimin e automjeteve.
”Duke nisur nga nesër, 24 maj, hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli i Llogarasë. Vepra që shkurton distancën drejt bregdetit të jugut dhe që i shërben sezonit turistik. Pa pagesë deri më 15 shtator. Ndalohet kalimi, vetëm për mjetet e tonazhit të rëndë’‘,-shkruan Balluku.