Ngjyra mahnitëse e oqeaneve që shohim nëpër kartolina dhe fotografi, po zhduket dhe për këtë fajtorë janë njerëzit. Një studim i ri thotë se oqeanet janë bërë gjithnjë e me të gjelbër përgjatë 20 viteve te fundit veçanërisht në Tropik.
Studimi është publikuar në revistën Nature dhe një prej autorëve, Stephanie Dutkiewicz, thotë se hipoteza e saj për ndryshimin e ngjyrës së oqeaneve si pasojë e ndryshimeve klimatike po ndodh
” Kjo nuk është e papritur por e frikshme”, tha ajo për
Ndryshimi i ngjyrës është bërë objekt studimi prej 20 vitesh duke mbledhur të dhëna nga satelitet. Tani është e sigurtë se 56% e oqeaneve kanë ndryshuar ngjyrë.
Përtej humbjes së blusë si ngjyrë që përfaqëson jeten( shenim i redaksisë), kjo dukuri pritet të dëmtojë zinxhirin ushqimor detar por raporti nuk specifikon nëse kjo ndikon te njerëzit
Megjithatë studimi nuk e lidh ndryshimin e ngjyres së oqeaneve me ngrohjen e ujërave.
“Mund të jetë si pasojë e tretjes së materialeve organike që ndryshojnë cilësinë dhe sasinë e fitoplangtonëve”, tha Emmanuel Boss për Science News.