Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi ka dalë nga ambientet e SPAK. Malltezi u mor në pyetje për rreth katër orë.
Kujtojmë se Malltezi ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për masën “arrest shtëpie”.
Dhëndri i ish-kryeministrit Berisha u arrestua nga SPAK për korrupsion e pastrim parash, për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.
Berisha dhe Malltezi po hetohen nga Prokuroria e Posaçme për vepra penale të korrupsionit në lidhje me privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani” dhe ndërtimin aty të 17 pallateve – një biznes që sipas SPAK i mundësoi Malltezit që të fitonte 5.4 milionë euro nga ndërtimi.
Sipas prokurorisë, Malltezi arriti të transformojë një trashëgimi modeste prej 113.7 m2 tokë në një pasuri prej miliona eurosh përmes kontratave sekrete dhe vendimeve të Berishës në favor të biznesit të tij.