Drama e familjes Meta në Sheqishte të Fierit, gazetarët “shuplakë” institucioneve, dhurojnë pako me ushqime

Fieri mobilizohet për të ndihmuar familjen Meta në Sheqishte pas arrestimit të kryefamiljarit Zamir Meta për abuzim seksual me të bijën 12 vjeçe.
Teksa e mitura që akuzoi babanë për abuzim seksual, ndodhet në një qëndër sociale, motra dhe vëllezërit e saj bashkë me të ëmën, po përballen me varfërinë. Juela Meta është parë nga gazetarët në rrugët e Fierit teksa kërkonte ndihmë për të ushqyer gjashtë fëmijet. Në kushtet kur ndihmat e bashkisë kërkojnë zbatimin e proçedurave ligjore, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë në Fier organizoi me kontribut vullnetar dërgimin e pakove ushqimore në banesën e familjes Meta në Sheqishte.

Nismës iu bashkuan edhe biznese në sektorin e tregtisë ushqimore. Gjyshi i të miturës, tha se mbesa tani është në qëndër sociale por ndihmë urgjente kërkohet edhe për fëmijët e tjerë dhe të ëmën e tyre. Ruko, kërkoi ndihmë dhe zgjidhje afatgjatë për të bijën, nipërit dhe mbesat duke falënderuar gazetarët për nismën dhe kontributin e dhënë

” I falënderoj gazetarët që ndihmuan këta fëmijë jetimë, se tani janë pa baba. Ajo që ka bërë ai me mbesën është fatkeqësi, unë nul e dija që gjendja të ishte kaq e rëndë. Do kisha marrë masa nëse do ta dija”, tha ai.

Ndërkohë bashkia e Fierit pritet të vendosë në dispozicion një shumë prej 200.000 lekësh si dhe bonus qeraje për strehim. Keto janë proçedura standarte për familjet në nevojë, por fëmijët e familjes meta dhe e ëma kanë nevojë urgjente për ndihmë. Ndaj proçedura për ketë rast pritet të jetë e përshpejtuar për tw sistemuar familjen në një banesë me kushte të përshtatshme. Edhe administrata e bashkisë së Fierit do të organizojë një fond vullnetar për dërgimin e ndihmave ushqimore familjes në Sheqishte. Organizatat civile, bizneset dhe komunitetet fetare, pritet të grumbullojnë ndihma gjithashtu.
Kryefamiljari Zamir Meta është në burg që prej të dielës se kaluar i akuzuar nga e bija 12 vjeçe për abuzim seksual. Ai vetë ka pranuar se e ka kryer aktin monstruoz. E mitura po trajtohet në një qëndër sociale shtetërore.