E denoncuan koordinatoret sepse ushtroi dhune ndaj vajzes se mitur, arrestohet afgani ne Shengjin

Një 42-vjeçar afgan që ndodhet i strehuar në Shëngjin, është arrestuar nga Policia e Lezhës për dhunë në familje.

Ai është denoncuar nga koordinatorët e grupit pasi mbrëmjen e djeshme, ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht vajzën e tij të mitur 14-vjeçare.

Ndaj 14-vjeçares u plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.