E padegjuar ne Gjermani, kapen 35 tone kokaine fshehur ne arka me ananas

35 tone kokaine me vlere 30 miliardë euro janë zbuluar nga policia gjatë bastisjeve të kryera në shtatë shtete federale.

Sipas Bild.de, kjo ka qenë zbulimi dhe “konfiskimi më i madh i kokainës” në Gjermani dhe solli arrestimin e 7 personave.

Një pjesë e madhe e kësaj sasie kokaine është kapur në portin e Hamburgut. Një pjesë e saj ishte fshehur në arkat e frutave mes ananasit.

Bastisjet u zhvilluan në North Rhine-Ëestphalia, Bavari, Berlin, Brandenburg, Hamburg, Hesse dhe Saksoninë e Ulët.

Deri më tani nuk dihen detaje të tjera dhe as nuk dihet se kush është arrestuar.

Bëhet fjalë për rezultatet e operacionit të koduar ‘Plexus’, i cili u krye nga një ekip i përbashkët hetuesish narkotikësh doganorë dhe policorë nga Shtutgarti, Karlsruhe dhe North Rhine-Ëestphalia.