E pazakontë në Durrës, gruaja futet me gjithë makinë në dyqanin e veshjeve


Një aksident i çuditshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen 16 në Durrës teksa automjeti është futur në ambientet e një dyqani veshjesh

Mësohet se makina, në pronësi të një biznesi aty pranë drejtohej nga një grua pa patentë, e cila ka humbur kontrollin dhe është futur në një dyqan pasi kaloi edhe trotuarin.

Nga aksidenti nuk ka të lënduar, ndërsa policia po bën veprimet përkatëse.