Gjatë gjithë historisë, eksperimentet e privimit nga gjuha (me të drejtë) kanë marrë emrin “eksperimenti i ndaluar” për shkak të mizorisë me te cilen jane testuar subjektet.
Në librin ‘Historia Vëllimi II’ nga historiani i lashtë grek Herodoti, rreth 2,600 vjet më parë, një faraon i quajtur Psammetiku në Egjiptin e lashtë ishte kurioz për botën, veçanërisht për origjinën e gjuhës.
Ai vazhdimisht pyeste për ‘gjuhën primitive’ (gjuhën e parë) të botës dhe kombin më të vjetër në Tokë. Ai i dha dy të porsalindur një bariu të cilit iu udhëzua të mos u fliste atyre. Ideja ishte të shihte se çfarë lloj gjuhe do të flisnin fëmijët pa asnjë ndikim të jashtëm.
Pas dy vitesh izolimi, bariu raportoi se të dy fëmijët iu afruan me duar të shtrira, duke thirrur vazhdimisht fjalën “bekos” teksa ai kishte ne dore buke.
Faraoni Psamtik I bëri kërkime për fjalën dhe zbuloi se do të jthoshte “bukë” në gjuhën frigjiane.
Bazuar në këtë, Faraoni arriti në përfundimin se Frigjianët ishin populli më i vjetër në tokë dhe se Frigjia ishte gjuha origjinale dhe e pare e njerëzimit – duke hedhur poshte pretendimin e vetë egjiptianëve për këtë titull.
Gjuhëtarët bashkëkohorë në përgjithësi i hedhin poshtë gjetjet. Ata sugjerojnë se fëmijët ka të ngjarë të imitonin blegërimën e dhive (“be-“) me të cilat jetonin, ose se bariu e interpretonte belbëzimin e tyre natyror për t’iu përshtatur një fjale të njohur.
Pavarësisht të metave të saj, kjo histori nga Historitë e Herodotit shpesh përmendet si eksperimenti i parë psikologjik i regjistruar.