Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq, ku pasi kishte plagosur bashkëshorten e tij dhe goditur djalin, një 62 vjeçar u ngujua dhe hapi zjarr ndaj efektivëve të policisë dhe të RENE-as.
Nga përplasja me armë zjarri ka humbur jetën 62 vjeçari Ramiz Muçollari, i cili nuk u dorëzua as pas 8 orë negociatash me policinë.
Mesohet se shkak për konfliktin në familje është bërë fakti se ai nuk ka pranuar që të shtrohet dhe të marrë kurim në spitalin e sëmundjeve mendore. Ndër të tjera thuhet se mjeku neurolog u ka thënë familjarëve që për shkak të gjendjes së përkeqësuar të shëndetit mendor duhet që ta shtronin në psikiatri.