Fatjon Semanjaku, eksperti i AI që garon në Primaret e PD: Fierit i duhet një ndryshim drastik, tani/ Video

Fatjon Semanjaku, eksperti i AI që garon në Primaret e PD në Fier thotë se Fierit i duhet ndryshim drastik. Sipërmarrës, Ekspert i Inteligjencës Artificiale dhe Politikave Publike i diplomuar në Harvard Kennedy School, Fatjon Semanjaku kthehet ne vendlindje për t’u përfshirë në politikë sepse sikurse thotë, Shqipërisë i nevojitet një qeverisje e re, një reagim i fortë ndaj politikës antinjerëzore dhe anti shqiptare siç e quan ai qeverisjen e socialistëve.