Festë në të gjithë vendin, mijëra tifozë dalin në rrugë për fitoren historike

Fitorja e skuadrës kombëtare te futbollitbka ngritur peshë tifozët në mbarë vendin. Por festa e madhe u bë në Tiranë ku në rrugë vërshuan tifozë nga të gjitha trojet shqiptare. Mijëra tifozë festuan në Tiranë në ritmet e muzikës patriotike, duke hedhur valle e duke kërcyer këtë fitore historike, pas 71 vitesh ndaj Çekisë.

Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 3-0 kundër Çekisë në “Air Albania”, për grupin E të Euro 2024. Në stadiumin e tejmbushur të Tiranës vendosi goli i Jasir Asanit në minutën e 10-të dhe dopieta e Taulant Seferit në minutat 51 dhe 73. Me këtë sukses djemtë e Sylvinhos ngjiten me 13 pikë në krye të grupit dhe janë me një këmbë në fazën finale të “Gjermani 2024”.