Fluksi i vizitorëve vazhdon, në 8 muaj vendi priti 7.2 milionë turistë

Ditët e para të vjeshtës e gjejnë Tiranën plot me të huaj.

Turistë vijnë nga vende të ndryshme të botës dhe ndalesë të parë për të zbuluar Shqipërinë kanë kryeqytetin.

Vetëm gjatë gushtit vendin tonë e vizituan mbi 2 milion të huaj ose 18% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti me parë duke e çuar në rreth 7.2 milionë numrin e turistëve që kanë vizituar Shqipërinë në këto 8 muaj.

Shifra i afrohet rekordit prej 7.5 milionë turistësh që u arrit në vitin 2022, viti më i mirë ndonjëherë në turizëm në bilanc shifrash.

Të dhënat u publikun në Facebook nga Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

Të parët janë vizitorët nga Kosova, por të shumtë ishin dhe italianët, spanjollët, turqit e francezët që zgjodhën këtë vit të pushojnë në Shqipëri.