Pas tre seancave gjyqësore, Fredi Beleri ka lënë qelinë e burgut të Fierit ku qëndroi që prej majit të vitit 2023. Gjykata e Fierit vendosi lirimin me kusht të eurodeputetit pas paraqitjes së Raport-Vlerësimit nga Shërbimi I Provës. Mungesa e këtij të fundit u bë shkak që Beleri të mbetej në burg kur zhvilloheshin zgjedhjet në Himarë. Megjithatë në 20 korrik, kur u kthye nga Strasburgu me mandatin e eurodeputetit Beleri shprehu mbështetjen e tij për kandidatin e opozitës Petro Gjikuria. Më heret në 31 korrik, Beleri mori pjesë në seancën e rradhës për lirimin me kusht. Gjyqtari Alfred Konomi kërkoi raport shtesë përvec atij të Burgut të Fierit të paraqitur në 29 korrik. Seanca e parë pas kërkesës se Belerit për lirim me kusht u zhvillua në 25 korrik, ku gjykata pranoi kërkesën dhe kërkoi dokumentacionin përkatës nga drejtoria e Burgjeve. Bëhej fjalë për një raport për sjellje të mirë në burg që konsiderohet provë thelbësore që gjykata të ndryshojë vendimin me burgim në dënim me kusht. Por pasi u dorëzua raporti nga Burgjet, në seancën e 31 korrikut gjyqtari Alfred Konomi kërkoi një raport shtesë, këtë herë nga Shërbimi I Provës, duke e shtyre gjykimin për në 02 shtator. Pas një ore gjykimi, gjyqtari Konomi vendosi për lirimin me kusht.
“ Respekte për gjykatën, e shohim qe ai “pronari” që ka celësat e burgut dha leje të dalë tani pas zgjedhjeve më Himarë”, tha Eugen Gjyzeli, avokati I Belerit në dalje të gjykatës duke nënkuptuar se drejtësia në rastin e Belerit ishte e kompromentuar nga politika.
Beleri la qelinë te henen ne 13:30 minuta duke deklaruar se beteja e tij me drejtësinë nuk përfundon këtu
“Beteja ime nuk përfundon këtu, ceshtjen do ta coj në Strasburg për të vertetuar pafajësinë time”, tha Beleri për mediat greke
I pyetur nga gazetaret nëse ka cfarë të festojë duke dalë nga burgu pas humbjes së zgjedhjeve të 4 gushtit në Himarë, Fredi Beleri u përgjigj se në Himarë nuk ka patur zgjedhje të lira dhe të vërteta.
“ Në Himarë nuk pati zgjedhje, ato u manipuluan nga pushteti, zgjedhjet e vërteta u bënë në 26 maj 2023 dhe aty dola unë fitues”, tha Beleri
Fredi Beleri u denua me dy vjet burg nga Gjykata e Posaçme per “ Blerje votash”. Ai u arrestua pak ditë përpara zgjedhjeve të 24 majit në vitin 2023. Gjatë qëndrimit në burg, Beleri fitoi mandatin e eurodeputetit pasi Partia Demokracia e Re e Greqise e vendosi ne krye te listave për zgjedhjet në Parlamentin Europian.