Frikë për shkurtime nga Bankers, Sindikata: Po monitorojme pasojat e arrestimeve te drejtuesve

Sindikata e Sektorit të Hidrokarbureve reagon pas valës së arrestimeve në “Bankers Petroleum”
Operacioni i bujshëm në zyrat qendrore të kompanisë “Bankers Petroleum”, që çoi në arrestimin e CEO-s Hongping Xiao, po ndiqet me vëmendje të lartë nga Sindikata e Sektorit të Hidrokarbureve.
Në një deklarate për mediat, kreu i sindikatës, Dritan Shahu, deklaroi se sindikata është angazhuar maksimalisht për të monitoruar pasojat që këto zhvillime mund të kenë mbi aktivitetin e kompanisë, të drejtat e punonjësve dhe stabilitetin e vendeve të punës.

“Sindikata do të vijojë të mbrojë interesat dhe sigurinë e çdo punonjësi. Kërkojmë transparencë të plotë nga institucionet përgjegjëse dhe drejtuesit e kompanisë për të garantuar një proces të drejtë hetimor ndaj kompanisë”, tha Shahu.
Kreu i Sindikatës kujtoi me kete rast shqetesimet e punonjësve te Bankers Petroleum që lidhen me pabarazinë e theksuar në nivel pagese mes punonjësve të terrenit dhe atyre të administratës.

“Ne jemi të vendosur të garantojmë çdo angazhim financiar dhe kontraktual ndaj punonjësve. U bëjmë thirrje të gjithëve të ruajnë qetësinë dhe të informohen vetëm nga burime zyrtare”, përfundoi Shahu.

Dy dite me parë, operacioni i përbashkët i Policisë së Fierit dhe Hetimit Tatimor, çoi ne arrestimin e gjashte shtetasve mes të cilëve drejtuesit ekzekutiv tw Bankers Hongping Xiao, Ish drejtorit Leonidha Çobo dhe disa zyrtareve te tjere. Ndërkohe fletëarreste janl lëshuar eshe për 8 shtetas kinezë dhe kanadezë, zyrtarë të Bankers, tw cilët janë shpallur në kërkim. TE arrestuarit dhe shtetasit e shpallur në kërkim akuzohen se kanë fshehur të ardhurat e Bankers Petroleum, nëpërmjet metodave mashtruese për të mos paguar miliona euro tatime ndaj shtetit shqiptar prej 20 vitesh.

Bankers Petroleum ushtron aktivitetin naftënxjerrës në fushën naftëmbajtëse Pazos-Marinëz, e njohur si fusha me rezervat më të mëdha të naftës në Europe. Kompania kanadeze iu shit kinezëve në vitin 2016, 12 vjet pasi filloi aktivitetin në fushën naftëmbajtëse Patos-Marinëz.

https://mab.to/t/ndgKX6t0Q5z/eu1