“Gezuar bukën e re”, festë madhështore për grurin në Fier

Nw nje feste kushtuar korrjes se grurit, te ftuar, vizitore vendas dhe te huaj shijuan dhe u njohen me traditwn myzeqare. Teksa dielli perendonte mbi fushen e Myzeqese e ujerat e Adriatikut “festa e grurit” shenoi kulmin me paraden e vajzave dhe kombajnereve. Nje demonstrim i kohes kur urimi per “buken e re” percillej ne cdo arë me grurë si shperblim i mundit dhe sakrifices se bujkut per te garantuar bazen e ushqimit ne familje

“Ne jemi takuar pas kaq vitesh në këtë festë, secila në emigracion për vite të tëra. Nuk ishim takuar prej vitesh e ku ka më bukur se të takohesh në një festë si ato ku merrnin pjesë në rininë tonë”, tha një aktiviste e Shoqatës së fierakëve të Greqisë.

Ne panairin e konceptuar si shpalosje e tradites shekullore të Myzeqese qe vlereson punen e fermereve, per here te pare u ekspozuan kultivaret origjinalë të grurit vendas. Per kryebashkiakun armando subashi kjo feste vlereson me teper fermeret duke i nxitur ne ruajtjen e tradites se kuktivimit te grurit

“Eshtë viti i shtatë që organizojmë këtë festë e cila tashmë ka marrë përmasa kombëtare. Falënderoj cdo biznes, fermer që u bë pjesë e festës”, tha kryebashkiaku Subashi

Kurse drejtoresha dhe organizatorja e festes Adriana Mile, tha se nepermjet ketij aktiviteti bashkia synon te promovoje produktet vendase duke ruajtur ne rastin e grurit, origjinalitetin e kultivareve

“Kjo festë nuk është vetëm një ngjarje, por një një kujtim, një nderim, një premtim që toka nuk harrohet, falënderim për bujkun, për gjyshet që na kanë mësuar të bëjmë bukë me dashuri, për prodhuesit bujqësorë, për autokombajnerët heronjtë e heshtur të Myzeqesë.

Një nga traditat më të bukura që e shoqëron këtë festë prej dekadash është gatimi i bibës në saç. Një vakt i thjeshtë në pamje, por me shijen e mirënjohjes dhe mallin e bukës së shtëpisë. Kjo traditë ringjallet në Festën e Grurit – si një mënyrë për të kujtuar jo vetëm shijen e vjetër, por edhe zemrën që ka kjo tokë dhe njerëzit e saj”, tha Adriana Mile drejtoresha e Artit dhe Kulturës në bashkinë e Fierit.

Kete vit prodhimi vendas pati me pak kultivim si siperfaqe por rendiment me te larte fale punes se fermereve

” Festat gjithmonë kanë anën e mirë, bisedojmë me njeri-tjetrin, sa mbollëm, sa morrëm, sa u shtua rendimenti. Moti me diell e favorizon grurin dhe Myzeqeja është e përshtatshme për këtë kulturë”, tha një fermer nga Pojani.

Nepermjet parades s e mjeteve te mekanikes bujqesore qe perdoren per mbjelljen rritjen e korrjen e grurit deri te lëmi tradicional u ekspozua puna e nje sezoni te tere ne bujqesi.

Festa u harmonizua me ekspoziten e gatimeve tradicionale ne panairin me prodhime te grurit te ri dhe muzike, duke shenuar nje imitim te kendshem te neteve dionisiane në antikitet.

Pranë rrethinave të apolonisë, ne fshatin Pojan, festa vijoi deri ne mesnate me muzike e valle
Në qarkun e Fierit këtë vit u mbollën 8 9 54 ha me grurë perkundër
11058 ha që ishin një vit më parë. Megjithëse me pak sipërfaqje, rendimenti këtë sezon rezulton i lartë, i favorizuar nga kushtet e motit