Hebrenjtë anti-sionistë mësyjnë Kapitol-in: Ndal luftës në Gaza ndryshe nuk dalim që këtu

Anëtarët e grupeve hebreje anti-sioniste kanë hyrë në kompleksin e Kongresit Amerikan, duke thënë se ata nuk do të largohen nga ndërtesa derisa Izraeli të ndalojë luftën e tij në Gaza.

Grupi aktivist, i cili është kundër vazhdimësisë së konfliktit në Gaza, ka organizuar këtë protestë si pjesë e përpjekjeve të tyre për të ndikuar në politikën e SHBA-së në lidhje me konfliktin.

Protestuesit e Grupit Hebre për Paqe kanë shprehur qëndrimin e tyre kundër luftës dhe kanë bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Izrael dhe Gazë.