Hygerta Meta, si e vrau dhe më pas e groposi te atin 19 vjeçarja

Hygerta Meta, 19-vjeçe ka vrarë dhe groposur në oborrin e shtëpisë në Durrës të atin 50-vjeçar, Pëllumb Meta.

19 vjeçarja rezulton studente në Univeristetin e Tiranës për degën e menxhim biznesit. Në dëshminë e dhënë përpara uniformave blu ajo ka marrë përsipër autorësinë e krimit.

19-vjeçarja ka deklaruar se ishte ajo që e dërgoi automjetin e babait të saj në zonën e plazhit në Durrës.

Vrasjen e të atit e ka kryer me pistoletën e viktimës qe e mbante pa leje por policia ende nuk ka mundur të sekuestrojë armën dhe as gezhojat, të cilat po ashtu ka deklaruar se i ka hedhur në zonën e Sektorit Rinia.

Babai, Pëllumb Meta punonte si roje. Mesohet se policia e Durrësit po verifikon edhe rolin e të ëmës së 19 vjeçares dhe 2 vëllezërve të saj në ngjarjen e rëndë në familje.

Motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që ata kanë patur.

Përmes një njoftimi, Policia thotë se 50-vjeçari është vrarë me armë zjarri dhe ishte kallëzuar i humbur prej 10 ditësh nga vetë familjarët.

Ndërkohë hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për të gjetur personat e tjerë që mund të jenë implikuar.

Durrës-Familjarët e kallëzuan të humbur 50-vjeçarin, Policia, pas 10 ditësh kërkime dhe hetime intensive, zbardh ngjarjen.

Falë veprimeve të shpejta profesionale, Policia gjen trupin e pajetë të 50-vjeçarit, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri dhe është varrosur brenda rrethimit të banesës, nga vajza e tij.

Policia ka arrestuar 19-vjeçaren, e dyshuar si autore e vrasjes së babait të saj.

Më datë 13.02.2024, rreth orës 22:30, shtetasi H. M., 25 vjeç, banues në fshatin Shënavlash Durrës, ka kallëzuar në Polici se ishte larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi P. M., 50 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, dhe se kishin humbur kontaktet me të.

Pas këtij kallëzimi, shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet dhe më datë 17.02.2024, bënë të mundur gjetjen e automjetit të shtetasit P. M., të parkuar në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, vijoi hetimet dhe kërkimet, pasi dyshohej se 50-vjeçari ishte zhdukur.

Si rezultat i hetimeve të thelluara u bë e mundur zbardhja e zhdukjes së shtetasit P. M. Nga provat e siguruara dyshohet se ky shtetas nuk ishte zhdukur, por ishte vrarë në banesë.

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se autore e vrasjes së 50-vjeçarit është vajza e tij, shtetasja H. M., 19 vjeçe, e cila është arrestuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Shtetasja H. M. ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur.

Grupi i posaçëm hetimor po vijon hetimet e thelluara për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore, shtetas të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Trupi i shtetasit P. M. është zhvarrosur dhe është transortuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Në trupin e viktimës janë gjetur 4 plagë me armë zjarri, ndërkohë që pistoleta dhe gëzhojat nuk janë gjetur ende nga grupi hetimor.

Viktima dyshohet të jetë vrarë më 12 shkurt dhe më pas i mbështjellë me batanije është varrosur në një gropë në një kasolle pranë banesës.

Kur policia e riktheu në vendin e krimit për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë 19 vjeçarja nuk u shfaq e penduar për krimin por mësohet të ketë thënë se i ati i torturonte dhe i kishte nxirë jetën asaj dhe të ëmës së saj.