I moshuari tentoi ta përdhunonte, 21 vjeçarja në Vaun e Dejës e qëllon me thikë

Një 68-vjeçar mbeti i plagosur me thikë gjatë mbrëmjes së kësaj të enjteje në Vaun e Dejës.

Sipas të dhënave paraprake, i moshuari dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën 21-vjeçare, dhe kjo në kushtet e vetëmbrojtjes e ka qëlluar disa herë me thikë duke i shkaktuar plagë në trup.

Mësohet se vajza ka qenë e vetme në shtëpi kur është sulmuar nga 68-vjeçari.

“Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dejë, Vau i Dejës. Në shtëpinë vajzës e cila në vetëmbrojtje e ka qëlluar disa herë me thikë të moshuarin. Vajza ka qenë e vetme në shtëpi kur është sulmuar nga 68-vjeçari.

Vajza ka deklaruar se i moshuari ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, ndërsa pas shoqërimit në polici ajo e  ka pranuar autorësinë. Agresori dhe vajza janë banorë të zonës. Autori i dyshuar për përdhunim ndodhet aktualisht në spitalin e Shkodrës dhe sipas informacioneve është jashtë rrezikut për jetën.