Ivanka Tramp mbyll vizitën në Vlorë pas darkës me kryeministrin Rama

Kryeministri Edi Rama ka takuar në Vlorë, Ivanka Trump dhe një grup arkitektësh ndërkombëtarë.

Burime bëjnë me dije se ndalesa e parë e Kryeministrit ka qene Kompleksi Gjurmë, ku takimi u zhvillua larg vëmendjes së mediave. Në fokus të bisedimeve pritet të jenë projekte dhe ide të reja zhvillimi, të lidhura me investime strategjike dhe vizion urbanistik në zonën e Vlorës.

Jared Kushner, dhëndri i Presidenti të SHBA, Donald Trump mbërriti këtë mëngjes në qytetin e Vlorës së bashku me vajzën e Trump. Dhendri i presidentit Trump zhvilloi disa takime private në Vlorë me arkitektë mbi projektet dhe investimet në qytetin bregdetar. Vizita njeditore e çiftit u zhvillua nen masa te rrepta sigurie