Kallëzimi pas këmbënguljes së SHBA, drejtori i IT në policinë e Shtetit kopjoi të dhënat nga TIMS

Detaje të reja janë zbardhur nga çështja e drejtorit të IT-së në Policinë e Shtetit Ervin Muça, i arrestuar një ditë më parë pasi ka eksportuar dhe kopjuar të dhënat nga sistemi TIMS.

Mësohet se kallëzimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore vitin e kaluar u bë në organet e drejtësisë pas insistimit të përfaqësisë amerikane në Shqipëri të cilët zbuluan edhe ndërhyrjen në sistemin e të dhënave TIMS.

Mësohet se pasi shkarkoi të dhënat e paautorizuara dhe duke përdorur pin-in e një prej punonjëseve, Ervin Muça i kaloi ato në kompjuterin e tij. Para hetuesve në deklarimet paraprake, Muça ka mohuar kryerjen e veprës penale të “Hyrjes së paautorizuar në të dhënat kompjuterike”.