Drejtimi i flokëve ka kaluar në një fazë të re me futjen e një produkti si keratina në industrinë e kujdesit të flokëve. Keratina dhe kolagjeni u përfshinë masivisht në kozmetikë në fillim të viteve 90’ por ndërsa për kolagjenin ka informacion të bollshëm dhe përdorimi i tij është i thjeshtë, keratina për flokët kërkon më tepër njohuri dhe metodat e aplikimit jane një proces më i ndërlikuar.
Keratina bimore si fjala e fundit e trajtimit dhe kujdesit ndaj flokëve kërkon aftësi dhe njohuri specifike për r’u aplikuar. Për ketw arsye trajnimet ku ekspwrtët shpjegojnë këtë proçes zhvillohen vazhdimisht. I tillë ishte edhe trajnimi i organizuar nga Bylaj Beauty Store.

Kompania e shitjes së produkteve kozmetike me qëndër në Fier e cila operon prej mbi 25 vitesh ne këtë sektor.

Alesia Mustafaraj, ambasadore e firmes italiane Keratin-Protein në Shqipëri shpjegon se pse duhet të kryhen trajnime për realizimin e këtij proçesi.

“ Produkti Keratin-Protein+, është profesional dhe si i tillë duhet te aplikohet nga profesionistët. Megjithatë këta të fundit duhet të trajnohen që të kenë një rezultat të kënaqshëm por edhe të mos dëmtohet floku”, tha znj. Mustafaraj

Keratin-Protein+ është një produkt që përmban proteinë gruri të hidrolizuar duke e bërë nje zgjedhje te shkëlqyer për mbrotjen dhe ushqyerjen e flokeve para dhe pas trajtimit. Keratina në vetvete është përbërësi që po revolucionarizon kujdesin dhe stilimin e flokeve. Shtrirja dhe drejtimi i flokëve me proçesin e keratinës behet gjithnjë edhe me e kërkuar ndërsa rezultati duket se po e justifikon popullaritetin e kesaj metode.

“Eshtë keratinë 100 % bimore, nuk ka efekte të padëshiruara. Eshte një trajtim që mund ta bejnë të gjithe, në mjedise me lagështi si ne Shqipëri, shtrirja e flokëve me këtë produkt rekomandohet sepse jep rezultate me afatgjatë”, Alessia Costa nga “Keratin Proteine”. Znj Costa shtoi se produktet me bazë bimore në industrinë e bukurisë po zëvendësojnë ato me kimikate duke rritur nivelin dhe cilësinë e trajtimeve ndaj flokëve

“ Te rejat më të fundit në këtë sektor janë pikërisht këto, produktet me bazë 100% bimore. E tillë është “Keratin Protein, njerëzit gjithnjë e më tepër preferojnë të përdorin produkte me bazë bimore, pa kimikate. Jemi të vetëdijshëm për dobitë që kemi nga zëvëndësimi i kimikateve me elementë natyralë ndaj të gjithë kërkojnë keto produkte. Jo vetëm për rezultatin që japin por edhe për sigurinë mbi shendetin”, tha Alessia Costa përfaqesuese e “Keratin Protein” në Itali.
Dhjetëra profesionistë të trajtimit dhe stilimit të flokëve ndoqën në seminarin e zhvilluar nga “Bauty Bylaj Store”, aplikimin e keratinës së markës “Keratin Protein”, produkt italian.
“Në këtë demonstrim u njohëm me fazat dhe specifikat e trajtimit të flokut me keratinë. Ishte e rëndësishme besoj për te gjithë pjesëmarrësit të ndiqnin hap pas hapi proçesin për ta aplikuar atë saktësisht te klientët”, tha një pjesëmarrese në trajnim.

“Ceratine Protein” vjen për herë të parë në Shqipëri me shpërndarës ekskluziv “ Bylaj Beauty Store” që operon në tregun e kozmetikës për flokë prej më shumë se 25 vitesh. Me qëndër ne Fier” Bylaj Beauty Store” ka bashkëpunuar me sukses si shitës ekskluziv për shumë kompani të njohura të industrisë së kujdesit te flokëve.
