Kontrabandë floriri dhe sendesh me vlerë, pranga efektivëve të policisë dhe shoferit të Ardi Veliut

SPAK ka zhvilluar këtë të martë një operacion për pastrim të produkte të veprës penale, ku mësohet se janë lëshuar disa urdhër arreste, mes tyre edhe punonjës apo ish punonjës policie.

Janë të paktën 18 urdhër arreste të ekzekutuara nga SPAK. mes të arrestuarve është edhe ish shoferi i Ardi Veliut, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, aktualisht kreu i Agjensisë së Mbikëqyrjes Policore.

Krahas Idrizit, me urdhër të Prokurorisë së Posacme në pranga janë vënë edhe bashkëshortja dhe dy vajzat e tij. Të hetuarit dyshohet se sillnin në Shqipëri mallra kontrabandë, si flori dhe sende të tjera me vlerë, kryesisht nga Franca.