Kosova eshtë Shqipëri, tifozët e AEK, i kundërvihen pankartave të Olimpiakos-it në ligën Europiane

Tifozët e AEK-ut u janë kundërpërgjigjur atyre të Olimpakosit, teksa mbrëmjen e sotme në duelin e Ligës së Europës, ndaj Ajaksit, kanë nxjerrë një pankartë ku shkruhej: “Kosova is Albania”. 

Ky është mesazhi i parë i tillë që e shfaq  një grup joshqiptar. Mesazhi vjen pas një fushate agresive të mesazhit “Kosovo je Serbija” në stadiumet serbe, rumune , ruse, etj. 

Tifozët e AEK-ut njihen si grup antifashist. Vlen të thekesohet se pak ditë më parë nga grupimi ultras i Olimpiakosit u shfaq një baner ku shkruhej “Kosova është Serbi”.  Ndeshja AEK-Ajaks përfundoi me rezultatin 1-1.