Krijesat ekstreme, ja dy organizmat më rezistentë në botë. I mbijetojnë edhe rrezatimit berthamor

By admin

Te perkufizuara si organizma qe e duan mjedisin ekstrem, organizmat e lashte te Tokes jane prova shkencore se si jeta mund te gëlojë edhe aty ku teorikisht nuk mundet. Shkencetaret jane magjepsur nga keto mikroorganizma dhe po studiojne se si munden keto specie te jetojne ne mjedis ekstreme. Duke qëne se ato jetojnë në vende dhe mjedise tepër armiqësore për jetën siç e njohim, shkencëtarët i quajnë këto krijesa, alienë. Ato jetojnë në vende të tilla ku drita e diellit nuk arrin kurrë dhe ku presioni është tepër i lartë si kanali i Marianes që ndodhet 11 km në thellësi të oqeanit. Ka prej tyre që jetojnë brenda llavës se vullkaneve dhe të tjerë në liqene me përmbajtje të lartl acidi sulfurik.

Ekzistojnë shumë lloje ekstremofilesh por dy prej tyre janë më ekstreme dhe tejkalojnë edhe imaginatën e admiruesve të fantashkencës

I pari është një mikrob i quajtur Deinococcus Radiodurans. Ai mund t’i mbijetojë të ftohtit ekstrem, thatësirës, mungesës së ajrit dhe acidit. Madje ky mikrob është gjetur edhe brenda reaktorëve bërthamorë ku rrezatimi është fatal për njerëzit

Një tjetër bakter edhe më i çuditshëm është Tardigrada. Ai jo domosdosdoshmërisht kërkon kushte ekstreme për të jetuar por bën dicka edhe më te çuditshme të cilën shkencëtarët e quajnë animacion i pezulluar. Tardigrada quajtur edhe “ariu i ujit” redukton metabolizmin deri ne 0.01% kur kushtet e mjedisit përkeqësohen dhe mund të qëndrojë ashtu për më shumë se 10 vjet. Më pas kur kushtet përmirësohen ai riaktivizohet duke thithur lagështirën e mjedisit ujor dhe “rikthehet” në jetë. Ky mikrob ka mundur te jetojë edhe në hapësirë në një sondë hapësinore pa asnjë mbrojtje për 10 ditë.