Ngjarja qe tronditi qytetin e vogel ne juglindje ka ndodhur pasi autori ishte kthyer nga SHBA.
Menjehere pas krimit 24-vjeçari është shoqëruar në Polici, dhe u pyet për motivet, të cilat e kanë shtyrë të kryejë aktin e rëndë duke i marrë jetën nënës së tij.
“Më është bërë me dije se 24-vjeçari ka pak që është kthyer nga SHBA dhe në moment depresioni ai ka kryer këtë akt makabër kundër nënës së tij, e cila ka ndërruar jetë. Policia dyshon se i riu vuan nga depresioni.
I riu i identifikuar si Albi Muhollari, dyshohet se ishte në gjendje depresioni kur ka mbytur me plastmas nënën. Ata jetonin në Amerikë dhe 4 ditë më parë ishin kthyer për pushime në Përmet.