Pas arrestimit të Fatos Tushes nga SPAK në korrik të vitit 2021 për afera me tenderë, drejtimin e Bashkisë Lushnje e ka marrë Eriselda Sefa, e cila u konfirmua në zgjedhjet e 2023.
Teksa Fatos Tushe, rrezikon dënimin e dytë për fshehje të pasurive produkt i aferave korruptive, Eriselda Sefa duket se po ecën në gjurmët e tij.
Zonja Sefa ka lidhur disa kontrata për punë publike, me vlerë qindra mijëra euro, me kompaninë “ZDRAVA shpk”, me administrator dhe bashkëpronar Dashnor Sinanaj (Zdrava). Janë tenderë të shënjuar me ‘flamur të kuq’, për shkak të shenjave të korrupsionit.
Krahas tenderëve, zonja Sefa ka firmosur për këtë kompani leje për hotele, karburante dhe përfitime të tjera ekonomike
Bashkëshorti i kryebashkiakes së Lushnjes, Eriselda Sefa, Aurel Duli ishte i punësuar pranë kompanisë Zdrava me pagë 186.480 lekë, në një kohë kur Sefa firmoste tenderë për kompaninë Zdrava.
Në korrik të vitit 2022, Sefa lidhi kontratë tenderuese me “ZDRAVO” për ndërhyrje në infrastrukturën e rrugës Unazë e ish depos së duhanit me fond limit 28.725.352 lekë.
Në garë u futën 14 kompani, disa u skualifikuan për gabime aritmetike në vlera gjatë aplikimit e të tjera për mungesën e certifikatë ISO.
Kështu Sefa e kaloi këtë tender në duart e kompanisë ‘ZDRAVO’
Po atë vit, Bashkia e Lushnjes hap tenderin për rehabilitimin e palestrës së shkollës ‘Foto Puka’. Fitues shpallet sërish kompania ‘ZDRAVO’ me fond 21.720.840 lekë për punimet e palestrës së shkollës.
Ndërkohë mes operatorëve të skualifikuar nga gara, kompanitë “2N” shpk, “Boshnjaku B” shpk ofronin një vlerë me të ulët për të kryer po të njëjtat punime.
“ZDRAVA” në pronësi të Faik, Dashnor dhe Kastriot Sinanaj dhe Ylli dhe Arben Zdrava, fitoi në mënyrë të dyshimtë dhe klienteliste, kontratat me firmë të Eriselda Sefës, e cila është në konflikt interesi për tenderët që i ka dhënë ndaj kompanisë ku është i punësuar bashkëshorti.
Kjo kompani ka fituar rreth 1 milionë euro edhe nga fondet që Bashkimi Evropian ka akorduar për bujqësinë në Shqipëri.
/Pamfleti