Ligjvenesit braktisin seancen, vetem 10 deputete ne salle

Seanca plenare e kësaj të enjteve po vijon dhe në orët e pasdites, por me një numër shumë të “kufizuar” deputetesh.

Ligjvënësit kanë zgjedhur të braktisin punimet në seancën pleanere, ku siç shihet dhe në fotot e mëposhtme, numri i deputetëve të pranishëm është vetëm 10.

6 prej deputetëve i përkasin opozitës, ndërkohë që vetëm 4 deputetë janë nga maxhoranca.

Në sallë nuk është asnjë përfaqësues nga kabineti qeveritar.

Duket se ligjvënsit e maxhorancës dhe pjesëtarët e qeverisë kanë shpërfillur direktivat e kryesocialistit Rama dhe kreut të grupi Çuçi për pjesëmarrje në punimet e parlamentit.

Debati i nisur me vrull mëngjesin e së enjtes, duket se u “shua” me ardhjen e pasdites, ku deputetët kanë zgjedhur të mos ndjekin vijimin e seancës plenare