Lufta Izrael- Hamas, ministrat e jashtëm arabë takim urgjent

Ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe do të mbajnë një takim urgjent të mërkurën për të diskutuar “sulmin izraelit në Rripin e Gazës”, siç njoftoi blloku i shteteve arabe.

“Takimi urgjent” në Kajro do të kërkojë të gjejë “rrugë të veprimit politik në nivel arab dhe ndërkombëtar” ndërsa Izraeli vazhdon të godasë Gazën, tha nënkryetari i Ligës Arabe Hossam Zaki.

Luftimet mes Izraelit dhe Hamas-it nisen dy ditë më parë

Ushtria izraelite e ka krahasuar sulmin e befasishëm nga Hamasi të shtunën, me sulmin e 11 shtatorit 2001 në SHBA.

“Ky është 11 shtatori ynë”, deklaroi zëdhënësi i ushtrisë Major, Nir Dinar, i cili se informonte se luftimet po zhvillohen në 8 vende brenda territorit.

Por, më vonë, zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes izraelite, Daniel Hagari, deklaroi se ushtria ka rimarrë kontrollin e të gjitha komuniteteve pranë Rripit së Gazës, por  ende vazhdon të ketë palestinezë të armatosur në territor.

Konflikti i armatosur Palestine – Izrael nisi pas një sulmi me raketa nga ana Hamas-it në një festival që zhvillohej në Rripin e Gazës ku ishin grumbulluar mijëra njerëz.