Dosja e dytë me akuzën e shpërdorimit të detyrës për Arben Ahmetajn lidhet me vlerën e aksioneve të privatizimit të një fabrike në Tiranë. Pronarët pretendojnë se u është krijuar një dëm me rreth 1.5 milionë euro. Por ish-zëvendëskryeministri pretendon se përfitimi i ish-pronarëve u dyfishua
Hetimi për dosjen e dytë të ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj ka nisur në shtator të vitit 2022 kur familja Myderizi ka pretenduar në privatizimin e fabrikës së bukës në Tiranë.
Sipas dokumentit të SPAK, gjithçka lidhet me ankandin e vitit 2015 për privatizimin e 45.9 për qind të aksioneve të shoqërisë buka ku trualli prej 7680 m2 i ishte njohur pronarëve, ndërsa 6370 m2 ishte ndërtesë,
Për çështjen Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar në gjykatë edhe përgjime të numrave celularë dhe komunikimet telefonike mes palëve të përfshira në dosje.
Madje akuza shton se përmes bisedave të ministrit Ahmetaj dhe fituesit të ankandit të fabrikës ka pasur komunikime nga viti 2014, në 2019 dhe 2020, duke shtuar se kjo konfirmon njohjen mes palëve.