Masakra e 2 Prillit, si i raportonte Gramoz Ruçi Ramiz Alisë për katër protestuesit e vrare

33 vite pas 2 prillit 1991 maskara e vrasjes së 4 protestuesve në Shkodër dhe plagosjes së 20 policëve endet mes skenarëve të errët se kush ishte pas, edhe pse ajo u quajt masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri.

Repolitix në Report Tv ka publikuar dokumentat e arkivës së kohës rreth takimit ku Gramoz Ruçi i raportonte Ramiz Alisë për gjendjen e rëndë në Shkodër pak minuta para vrasjeve e deri te ditët më pas.

DOKUMENTI 1: Gramoz Ruçi i raportonte Ramiz Alisë për 4 protestuesit e vrarë në 2 prill 1991

Në dokumentin e parë Repolitix sjell dëshminë e Gramoz Ruçit i cili i raporton më dy prill Ramiz Alisë për 4 protestuesit e vrarë në 2 prill 1991 dhe gjithçka kishte ndodhur.

Veçanërisht në tre qytete në Shkodër, Kavajë dhe në Tiranë kanë qenë më evidente. Gjendja më e rëndë aktualisht paraqitet në qytetin e Shkodrës. Në Shkodër ka pasur grumbullime pa veprime të jashtëligjshme si mbrëmë, por veçanërisht sot, janë shoqëruar edhe me veprime.

Në këto grumbullime, pra në këto turma njerëziah janë vënë në radhë të parë fëmijët dhe gratë dhe dëgjohen thirrjet kundër Partisë të Punës, kundër personaliteteve politike, thirrje për arme, kundra zonave jugore dhe verilindore, kundra fshatarësisë.

Gjithashtu është bërë thirrje për përmbysjen e pushtetit ekzistues me dhunë, është bërë thirrje Shkodra Republikë” etj. Janë kryer veprime të ndryshme nga më vandalistet, si me armë zjarri, ashtu dhe me mjete të forta, dëmtime, shkatërrime deri në djegie dhe përdorimin e dinamitit”, thuhet aty.