Mbetjet neper rruge, Rama: Do te kete ndeshkime drastike per ata qe hedhin plehrat ne rruge

Kryeministri Edi Rama ka paralajmeruar nje pakete te re ligjore e cila do te synoje eliminimin e mbetjeve neper rruget e vendit. Nepermjet nje statusi ne facebook Rama tha se kjo pakete ligjore do te permbake ndeshkime drastike dhe do te hyje ne fuqi vitin e ardhshem.

“Faleminderit bashkisë Gjirokastër dhe ARRSH që u angazhuan në pastrimin e aksit Kardhiq-Delvinë, që çdo ditë frekuentohet nga mijëra turistë. Dhe në këtë kthesë të madhe historike për turizmin e për ekonominë shqiptare, ne s’do të lejojmë që sjellja e egër e një pakice individësh të pacipë, të dëmtojë Shqipërinë e rilindur turistike! Një paketë e re ndëshkimesh drastike ligjore për hedhësit e plehrave rrugëve, do të hyjë në fuqi maksimumi fillimvitin e ardhshëm”, shprehet Rama.