Me flamuj ne çader, serbet perzene familjen shqiptare nga plazhi

Një familje shqiptare, që po pushonte në bregdetin e Malit të Zi, është detyruar të largohet nga plazhi Jaz, për shkak të provokimeve të vazhdueshme nga një grup pushuesish serbë.

Për të shmangur një agravim të situatës, familja shqiptare me fëmijë të mitur u detyrua të ndërpriste pushimet dhe u largua nga plazhi, ndërsa serbët i filmonin teksa largoheshin dhe krenohen në rrjetet sociale, duke e cilësuar si fitore dëbimin e tyre nga plazhi.

Situata e paprecedentë ndodhi përpara syve të pushuesve të tjerë, ndërsa në rrjetet sociale janë të shumta komentet që denoncojnë sjellje të ngjashme të serbëve ndaj shqiptarëve gjatë pushimeve në Malin e Zi.

Top Channel