Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ditën e sotme njoftoi miratimin e marrëveshjes për ndërtimin e Portit të Durrësit.
Përmes një deklarate për mediet, Balluku bëri me dije se investimi do të jetë 2 miliard euro dhe do ta çojë Shqipërinë në një nivel ndërkombëtar. Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës theksoi se flitet për një projekt të veçantë, pasi për herë të parë Shqipëria është mbajtësja e aksioneve për sa i përket një projekti kaq të madh.
Balluku: Dy miliard euro do të jetë investimi dhe parashikohet punësimi i 10-12 mijë persona. Hedhim një tjetër hap me projektin për Portin e Ri Turistik të Durrësit, investimi më i madh i huaj në rajon, i cili jo vetëm do të transformojë rrënjësisht qytetin e Durrësit, por do ta çojë turizmin në Shqipëri në një tjetër nivel ndërkombëtar.