Ndarja e parakoheshme nga jeta e gazetarit te njohur Artur Zheji ka tronditur opinionin publik por ka pikelluar thelle koleget e tij gazetare. Keta te fundit, jane me qindra, duke perfshire koleget dhe bashkepunetoret kane shprehur keqardhje dhe pikellim nepermjet statuseve ne rrjete sociale por ngushellime dhe vleresime per gazetarin e ndjere jane ndare edhe nga deputete e politikane.
Zheji po drekonte me bashkeshorten dhe djalin ne nje lokal ne Sarande kur eshte ndjere keq. Simptomat e ngjajshme me ato te nje sulmi ne zemer kane bere qe te thirrej menjehere ambulanca, por analisti 63 vjeçar nderroi jete ne pak minuta. Ai u dergua ne spitalin e Sarandes por ishte i pajete nderkohe. Policia e Sarandes njoftoi se gazetari i dashur per publikun dhe koleget, nderroi jete rreth ores 16:10 minuta dhe se po heton shkaqet e vdekjes se tij.
Sarandë/Infomacion paraprak
Sot, rreth orës 16:10, në afërsi të rrugës “Butrinti”, shtetasi A. Zh., 63 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një restorant dhe gjatë transportit drejt spitalit me autoambulancë, ka ndërruar jetë.
Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.