Ndryshonin etiketat dhe shisnin ushqime te skaduara, Gjykata liron vellezerit Domi

Gjykata e Tiranës ka kene te lire dy vëllezërit Agim dhe Florenc Domi, të arrestuar pas kontrolleve në magazinën e kompanisë “Master AL” në Vorë, ku grumbulloheshin ushqimet e skaduara dhe pasi iu ndryshohej etiketa, hidheshin në treg.

Mësohet se dy vëllezërit Domi do të hetohen në masën “arrest në shtëpi”.

Agim Domi ishte administrator i magazinës se kompanisë “Master Al”, ndërsa Florenc Domi punonte si magazinier. Në gjykatë, vëllezërit thanë se produktet e gjetura nuk ishin për treg, por për t’u asgjësuar sapo të siguroheshin kushtet financiare.

Kujtojmë se policia dhe prokuroria sekuestruan 716 koli dhe dhjetëra kilogramë produkte të përpunuara, si kroasantë dhe fruta të thata, të cilat ishin të skaduara prej 7 muajsh dhe me etiketa të dyshuara si të falsifikuara, në kuadër të operacionit “Siguria Ushqimore”.

Skifter Tagani, pronari i firmës Master Al

Në subjekti tregtar “Master AL”, figuron si ortak Skifter Tagani, i cili është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Sipas hetimeve të Policisë dhe njoftimit zyrtar të QKB, fabrika kishte krijuar një rrjet të mirëorganizuar grumbullimi të ushqimeve të skaduara nga tregje në qytetet Tiranë, Elbasan, Durrës dhe në disa raste edhe nga jashtë Shqipërisë.

Ushqimeve u fshihej ose falsifikohej data e skadencës, për t’u rikthyer më pas në treg si të konsumueshme.

Gjatë kontrollit në ambientet e “Master AL”, u sekuestruan dhjetëra kilogramë produkte të përpunuara, të cilat, sipas ekspertizës, kishin skaduar që prej janarit 2025.

Autoritetet kanë nisur hetime të zgjeruara për të zbuluar shkallën e përhapjes së këtyre produkteve në treg dhe për të identifikuar bashkëpunëtorë të tjerë të përfshirë në rrjetin e shpërndarjes së ushqimeve të skaduara.

Sipas të dhënave nga Qendrën Kombëtare  e Biznesit kompania “Master AL” ka për objekt të saj kryerjen dhe marrjen pjesë në të gjitha aktivitetet që një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar mund të ushtrojë në bazë të legjislacionit shqiptar, dhe në veçanti:

Në fushën e tregtisë: Import-eksport me shumicë e pakicë, tregti të mallrave industriale, ushqimore, blegtorale e bujqësore, veshmbathje, automjete, makinerive, pajisjeve hidrosanitare, veshje, mobiljeve, artikujve kozmetike, konfeksioneve, kancelari.

Tregti me pakicë të vajrave lubrifikantë e karburanteve.

Në fushën e ndërtimit: Për zbatim e projektim e ndërtime civile, ekonomike, punime dheu, sistemimin, taracime, prodhime elementësh të parafabrikuara, betoni e beton armë dhe kompletimi me instalimet e nevojshme për to. Ndërtime civile, industriale, turistike, bujqësore etj. Ndërtim rrugë të kategorive të ndryshme, veshje me asfaltobetoni të rrugëve/ndërtimmishtrese/sistemim e asfaltim sheshi.

Hapje komplekse sportive, hapje bar bufé, restorante, të hoteleve, pika servisi, lavazhe, fshatrave turistike, moteleve, si dhe agjenci për shit-blerje e dhënia me qira të pasurive të tundshme e të patundshme, agjenci komisionere, transport të udhëtarëve e mallrave si brenda dhe jashtë vendit.

Shërbime marketing. Gjithashtu, Shoqëria mund të kryejë çdo aktivitet tjetër të nevojshëm apo të dobishëm për realizimin e qëllimeve të saj, përfshirë edhe aktivitetin e ofrimit të shërbimeve, tregtimin, importin dhe eksportin e mallrave dhe shërbimeve.

Gjithashtu Skifter Tagani rezulton  edhe pronar i kompanisë  ‘ANTER SHPK’, e cila prodhon biskota dhe çokollata.