Nga Lushnja në Gjirokastër për gjueti, hetim në gjëndje të lirë për tre gjahtarë

Tre persona janë proceduar penalisht në Gjirokastër për gjueti të paligjshme. Sipas policisë, tre personat, banues në Lushnje u ndaluan te zona e quajtur “Kthesa e Picarit”, pasi kishin gjuajtur shpendë dhe kafshë të tjera në mënyrë të paligjshme.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të gjuetisë së paligjshme, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Gjueti e paligjshme”, në ngarkim të shtetasve V. Sh., 66 vjeç, S. Sh., 35 vjeç dhe K. N., 46 vjeç, banues në Lushnjë.

Këta shtetas janë ndaluar nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Kthesa e Picarit”, Gjirokastër, pasi kishin gjuajtur shpendë, në mënyrë të paligjshme. Në automjetin me të cilin udhëtonin këta shtetas u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 armë gjahu me lejet përkatëse, fishekë, shpendë dhe kafshë të vrara.”, njofton policia.