Niveli i lumenjve ne rritje, banesa nen uje ne Veri, ne Jug kercenon “Vjosa”

Shtepi te permbytura dhe rruge te pakalueshme ne disa qarqe te vendit eshte bilanci pas tre ditesh me reshje te dendura shiu teksa reshjet pritet tw vazhdojne edhe gjate 24 oreve te ardhshme. Dhjetera forca te Ushtrise jane ne terren ne perpjekje per te minimizuar demet nga vershimi i lumenjve dhe kanaleve kulluese. Ne jug te vendit Vjosa eshte ne nivelin kritik prej 5. 9 metra duke rrezikuar permbytje ne Vlore dhe Fier. Sipas ministrit te Mbrojtjes Pirro Vengu situata eshte perkeqesuar nga inertet qe kane bllokuar kanalet kullues gjate permbutjeve te muajit nentor.

Ne nje lidhje direkte ne A2 CNN Vengu shpjegoi se si po perballohet situata

“Siç e kishim parashikuar, patëm reshje intensive dhe sot kishim një agravim në zonën e Durrësit, Laçit dhe një pjesë të ultësirës perëndimore në Lezhë. Gjithashtu, pasdite pati agravim në Gjirokastër. Menaxhimi i kësaj situate ka nisur që të shtunën, duke u përqendruar në mirëmenaxhimin e kaskadës së Drinit, të treja hidrocentralet, duke komunikuar edhe me bashkitë që të kishim një nivel të qëndrueshëm shkarkimesh, për të parandaluar situata të këqija në Bunë. Sot u përqendruam edhe në zonën e Gjadrit, ku pati kuota maksimale. Aktualisht, gjendem në Bashkinë e Lezhës, ku kemi dislokuar forca që do qëndrojnë në gatishmëri gjatë natës. Në Durrës ka patur situatë shumë të vështirë me vërshime që kanë qenë në total 110 mm, të përqendruara në 6 orë. Edhe lumi Ishëm ka shkaktuar problematika, rrëshqitje dhe dëme në infrastrukturë. Kemi 100 forca të dislokuara, 4 pompa me kapacitet të lartë”, tha Vengu.

Sipas tij, “ka disa elementë që kanë shkaktuar këtë situatë”.

“Ka pasur shumë inerte nga prurjet e ditëve dhe muajve të kaluar, që kanë krijuar bllokime të kanaleve. Hidrovoret kanë punuar në kapacitet të plotë, por duhet të kuptojmë që situata të tilla ndodhin edhe nga fenomenet që lidhen me daljen nga shtrati të lumenjve. Ne si Forca të Armatosura jemi shumë të përqendruar në këtë komponent, që të parandalojmë dëme edhe më të mëdha. Kemi vëmendje të posaçme për lumin Erzen sepse nuk duam që të tejkalojë kuotat maksimale”, shtoi ministri