Ky virus gjigand i quajtur keshtu sepse eshte 1500 here me i madh se viruset e zakonshme, mund te reduktoje shkrirjen e akujve si pasoje e ngrohjes globale. sipas studiuesve ai frenon lulezimin e algave qe pershpejtojne shkrirjen e akujve te Groenlandes.
Per here te pare studiuesit e arktikut publikuan nje studim ne 17 maj ne revisten “Microbiome” ku identifikohen te dhena se virusi gjigand jeton ne shtresen e akujve ku ka edhe lulezim te algave mikroskopike duke sygjeruar nje marredhenie mes tyre.
“Ne nuk dime ende shume per kete virus, por besoj se ai mund tw ndihmoje ne reduktimin e shkrirjes se akujve nga ndikimi i algave”, tha drejtuesja e studimit, Laura Perini nga universiteti Aarhus ne Danimarke
“Se sa specifik eshte dhe sa i dobishem mund te behet ne ende nuk e dime. Por shpresojme qe studime te tjera t’i japin pergjigje ketyre pyetjeve./livescience.com