Operacioni i SPAK, pjese e nje grupi te strukturuar kriminal, prokurore, police dhe te shumekerkuar si Ervis Martinaj

Mbrëmjen e së mërkurën në disa qytete është zhvilluar një operacion i madh policor ku janë arrestuar policë dhe zyrtare të tjerë mes të cilëve edhe prokurori i Kukësit dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka.

Mesohet se masa e arrestit me burg ndaj biznesmenit Pëllumb Gjoka, është lëshuar pasi dyshohet se është përfshirë ne vrasje e grup të strukturuar kriminal.

Gjithashtu mase sigurie është lëshuar edhe për të shumëkërkuarin Ervis Martinaj i cili prej një viti ka humbur gjurmët.

Sipas SPAK Martinaj është përfshirë në një vrasje që ka ndodhur në Shkoder në vitin 2020.

Në operacionin ku u arrestua ish-shefi i operacionales Oltion Bistri dhe prokurori i Kukësit Xhevahir Lita, SPAK ka lëshuar 14 urdhër arreste. Gjashtë prej tyre janë ekzekutuar tashmë, 3 janë shpallur në kërkim, pasi nuk janë gjendur, ndërsa për 5 persona të tjerë masat nuk janë ekzekutuar pasi rezultojnë jashtë Shqipërisë.

Ndaj tyre SPAK ka ngritur akuzat e korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe grupit të strukturuar kriminal.

Mes personave të përfshirë është dhe Asmer Bilali, një emër shumë i njohur dhe i skeduar për veprimtari kriminale në qytetin e Shkodrës. Operacioni është zhvilluar në disa qytete, përfshi  Tiranën, Shkodrën dhe Kukësin.