Qeveria ka miratuar në mbledhjen e radhës, vendimin për krijimin e Akademisë së Pushtetit Vendor e cila do të ketë statusin e një organizate jofitimprurëse dhe do të trajnojë stafet e njësive të pushtetit lokal. Në vendimin e miratuar nga Këshilli i Ministrave thuhet se kjo strukturë e re do të trajnojë në mënyrë të vazhdueshme stafet e administratës vendore nga kryetarët e bashkive e deri te nëpunësit e thjeshtë.
Kjo, siç thuhet në VKM, “me qëllim rritjen e performancës profesionale në përmbushjen e funksioneve të veta dhe kompetencave, sipas legjislacionit në fuqi, si dhe për përmbushjen e sfidave, që lidhen me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian”.
Në vendimin e qeverisë, theksohet se autorizohet ministri përgjegjës për çështjet vendore për negocimin dhe firmosjen e marrëveshjes me njësitë e qeverisjes vendore për krijimin e personit juridik si subjekt i kompetencave të përbashkëta me vetëqeverisjen vendore, për rritjen e kapaciteteve të qeverisjes vendore në vendin tonë.
Në vendimin e qeverisë, theksohet se autorizohet ministri përgjegjës për çështjet vendore për negocimin dhe firmosjen e marrëveshjes me njësitë e qeverisjes vendore për krijimin e personit juridik si subjekt i kompetencave të përbashkëta me vetëqeverisjen vendore, për rritjen e kapaciteteve të qeverisjes vendore në vendin tonë.
Ndihmesa financiare konsiston në mbulimin e kostos fillestare të themelimit të subjektit të kompetencave të përbashkëta dhe të jo më pak se 50% të kostove operacionale të funksionimit të saj për tri vitet e para të funksionimit për përmbushjen e objektivave
Ministri përgjegjës për çështjet vendore merr pjesë në komitetin drejtues të subjektit të kompetencave të përbashkëta.
Ndihmesa financiare, sipas pikës 2 të këtij vendimi, të parashikohet në buxhetin e Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore.
Ministri përgjegjës për çështjet vendore sigurohet që, për programet e ofruara, të merret pëlqimi paraprak nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike për miratimin e programit vjetor të trajnimit, pa penguar zhvillimin e realizimin e tij, me përjashtim të rastit kur për module përkatëse vërtetohet se është kryer planifikimi për vitin akademik përkatës nga ana e Shkollës Shqiptare të Administratës Publike.
Ngarkohen ministri përgjegjës për çështjet vendore, Ministria e Financave dhe Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.