Pastiçeria ne Fier ku pritet ne rradhe per te blere produktet

Jo larg qendres se Fierit, prane shkolles profesionale “Petro Sota”, ndodhet nje vend i veçante ku “mbreteron” shija dhe cilesia. Produkte brumi sipas tradites, embelsira me forma te sofistikuara dhe shije delikate, te pergatitura me mjeshteri, por mbi te gjitha me dashuri nga familja Mehmetaj, jane nje tundim i perditshem per banoret e zones por edhe me gjere.

” Ne punojme familjarisht ketu, e hapem fillimisht me nje lloj buke, tani prodhojme me dhjetera lloje buke, embelsirash dhe tortash”, thote Robert Mehmetaj themeluesi i pasticerise “Mehmetaj”.

“Punojme deri ne 12-16 ore ne dite, sipas porosive. I jemi perkushtuar ketij biznesi dhe e bejme punen me pasion. Berja e tortave eshte art, duhet vemendje per cdo detaj, duke filluar nga shija dhe pamja. Te dyja keto duhet te jene ne perfeksion, qe klienti tw mos zhgenjehet”, thote Xhulja, bashkeshortja e Robertit.

Pastiçeri “Mehmetaj”, eshte nje biznes familjar i specializuar ne prodhimin e brumerave dhe emebelsirave. Biznesi u cel 10 vjet me pare, pas kthimit nga Greqia, ku Roberti punoi per 20 vjet.

artikull i sponsorizuar