Më 1 prill 1957, ndodhi padyshim një nga mashtrimet më kurioze të bëra ndonjëherë në histori.
U krye nga Richard Dimbleby, një gazetar i BBC-së, producent televiziv dhe radiofonik.
Me një sens humori të shtuar dhe të veçantë më 1 prill 1957 ai prezantoi një raport unik për pemët që prodhojnë makarona.
Gazetari tregoi në një dokumentar padyshim të rremë anëtarët e një familjeje italiane që mbledhin makarona nga degët.
Dhe bindi britanikët se makaronat rriten në pemë.
Menjëherë pas transmetimit të raportit, shikuesit britanikë po kontaktonin BBC-në për të pyetur se si mund të merrnin disa rrënjë për të mbjellë pemët e makaronave.
Por çfarë është 1 prilli dhe nga e ka prejardhjen? Dita e 1 prillit dikur festohej si dita e Vitit të Ri, por me ndyshimin e kalendarit nga Julian në Gregorian, në 1582 nga Papa Gregory XIII, dita e Vitit të Ri u vendos më 1 janar.
Por disa njerëz vazhdonin të gënjenin veten dhe e festoni këtë ditë më 1 prill, ndërsa të tjerët talleshin me ta.
Të tjerë thonë se gjatë sundimit të Kostantinit, një shakaxhi i quajtur Kugel i tha perandorit se ai mund ta drejtonte më mirë perandorinë.
Kostantini e mori me të qeshur këtë gjë dhe e lejoi Kugel-in të bëhej perandor për një ditë, në datën 1 prill, të cilën Kugeli e shpalli ditën e gënjeshtrave.
Ky shpjegim u publikua në vitin 1983 nga Associated Press, por kishte një problem.
Autori gjithashtu e kishte trilluar këtë gjë për të bërë një shaka për 1 prillin.
Associated Press u kërkoi falje lexuesve.
Sot 1 prilli festohet në Europë si Dita e Gënjeshtrave dhe njerëzit bëjnë rrengje dhe shaka me njëri-tjetrin.
Shakaja më e çmendur konsiderohet ajo e një gruaje amerikane që u arrestua nga policia, pasi deklaroi se kishte vrarë burrin e saj. / Dita