Per flamurin, atleti me vrap nga Kosova ne Shqiperi

Atleti Erzen Zyberaj do niset nga Kosova drejt Shqipërisë në këmbë, duke përshkuar një distancë prej 260 km, për të nderuar Festën e Flamurit Kombëtar.

Rrugëtimi i tij do të nisë në Prishtinë dhe do të përfundojë në Tiranë.

Kete e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, përmes rrjeteve sociale duke theksuar se ky vrapim është një shprehje e vërtetë e dashurisë dhe respektit ndaj flamurit kombëtar.

Zyberaj ka vrapuar më parë edhe nga Prishtina deri në qytetin e Rahovecit, një distancë kjo rreth 63 km.