Policia dhe prokuroria kanë ngritur pistë të re në lidhje me vdekjen e kenianes, Joy Ayoko.
Hetuesit kanë dyshime se 22 -vjeçarja e cila punonte si krupieere në një kazino në Tiranë, i ka dhënë informacion për mënyrën se si luante në kazino një lojtari, i cili kishte fituar shumë të mëdha parash.
Lojtari fitues është identifikuar nga policia dhe pritet të meret në pyetje. Dëshmia e tij mund të ndihmojë hetuesit për zbardhjen e dhunimit të kenianes, që çoi deri në vdekjen e saj.
Ka dyshime të forta që manovrat e kenianes dhe lojtarit të jenë zbuluar nga stafi i kazinosë dhe kjo gjë të jetë bërë shkak i ngjarjes së rëndë.
Në lidhje me këtë pistë, të shtunën e kaluar u shoqëruan në polici 6 persona, të cilët u morën në pyetje, mes tyre edhe shoferi i kazinosë.
Pritet edhe ekspertiza që do t’i bëhet dy aparateve celulare të kenianes.
Informacion është kërkuar edhe nga Kenia, për të marrë laptopin e nënës se Ayoko-s për të parë nëse mund të sigurojnë informacione në dobi tl hetimit.