Plagoset gruaja ne Fier, ishte ne motorr me të birin. Autorët në arrati

Plagoset gruaja në Fier, Autoret babe e bir ne kerkim

Afrim dhe Ali cimili babë e bir nga Dërmenasi i Fierit janw shpallur në kërkim pas plagosjes me armë zjarri të një gruaje. Ngjarja ndodhi në mesditë nw segemntin rrugor Fier -Seman pranë rrugës dytësore që lidh këtë aks me fshatrat Sulaj dhe Hamil. Suzana Mërnica ishte në një motomjet të cilin e drejtonte i biri duke u kthyer në shtwpinë e tyre në fshatin Sulaj. Në dalje tw rrugës dytësore ata janë përballur me të shtëna arme zjarri nga një makinë në ecje. Nga të shtënat mbeti e plagosur Suazana Mernica 46 vjece ndërsa autorët u larguan me shpejtësi nga vendngjarja. Gruaja ndodhet në spitalin e Fierit jashtë rrezikut për jetën. Policia identifikoi autorët pas dëshmisë së djalit të Suzana Mërnicës i cili tha se u qëlluan nga Afrim dhe Ali Cimili. Këta të fundit u shpallën në kërkim dhe për kapjen e tyre janë ngritur postblloqe në akset hyrëse dhe dalëse të Fierit. Burime nga blutë e Fierit thanë se mes familjeve Mërnica dhe Cimili ka ndodhur një konflikt 6 muaj më parë por nuk dhanë sqarime për natyrënn e konfliktit. Hetimet vazhdojnë paralelisht me kërkimet në zonë për kapjen e autorëve.