Plagosi me thike ish-kryebashkiakun, prokuroria e Fierit mbyll hetimet per Orges Xhelilin me dy akuza

Prokuroria e Fierit çon në gjyq Orges Xhelilin, autor i plagosjes së ish-kryebashkiakut Fredi Kokoneshi dhe shoferit të këtij të fundit. 

Ngjarja ndodhi më 11 nëntor të vitit të kaluar, ku Xhelili, ish-punonjës IT i bashkisë së Divjakës, plagosi me thikë Kokoneshin dhe shoferin e tij

NJOFTIMI I PROKURORISE
Prokuroria Fier çon në gjyq të pandehurin O.XH. për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë” e mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje”

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në përfundim të hetimeve paraprake të procedimit penal Nr.694, viti 2022, ka dërguar në gjyq të pandehurin O. Xh., i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja e funksionarëve publikë” e mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 79/a e 22, 88/1 dhe 279/2 të Kodit Penal

Ky shtetas, për motive të dobëta ka goditur me armë të ftohtë ish-Kryetarin e Bashkisë Divjakë shtetasin F.K, duke i sjellë dëmtime që kanë qenë të rrezikshme për jetën në çastin e shkaktimit. 

I pandehuri O. Xh, në të njëjtën kohë ka goditur shtetasin G.B., (shoferi i shtetasit F.K), i cili ka ndërhyrë për të ndaluar sulmin dhe nga goditja ai ka marrë dëmtime të cilat kanë qenë të rrezikshme për jetën në çastin e shkaktimit.