Plantacione me hashash në Malësi të Madhe, pranga 14 shtetasve, në kërkim 10 te tjerë.

14 shtetas mes te cileve dy femra dhe nje 17 vjeçar, jane arrestuar ne kuader te operacionit “Koordinata” ne Malesi te Madhe. Mijera bime kanabisi, fara, fidane dhe 709 kg kanabis gati per shitje u sekuestruan gjate operacionit qe u shtri ne dy fshatra te Njesise Administrative Kastrat. Policia arrestoi 14 shtetas si te dyshuar per mbjelljen e bimeve narkotike si dhe eshte vene ne kerkim te 10 te dyshuarve te tjere. Dy shtetas jane proçeduar ne gjendje te lire duke çuar ne total numrinbe shtetasve te perfshire ne kultivimin e plantacioneve me kanabis, ne 26. Komunikata per shtyp te policise se Shkodres, eshte shoqeruar me pamje nga aksioni per arrestimin e te dyshuarve dhe sekuestrimin e bimeve narkotike.

Njoftimi i policise

Malësi e Madhe / Vijojnë kontrollet intensive dhe veprimet hetimore dhe operacionale në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”.

Si rezultat i kontrolleve intensive gjenden të kultivuara 12 957 bimë narkotike, në njësinë administrative Kastrat, në fshatrat Alijaj dhe Jeran.

Sekuestrohen 1000 fara kanabis dhe 709 kilogramë lëndë narkotike në formë boçeje dhe 3934 kg bimë në proces tharjeje.

Vihen në pranga 14 shtetas, shpallen në kërkim 10 të tjerë dhe dy procedohen penalisht.

Në vijim të kontrolleve intensive dhe veprimeve hetimore dhe operacionale, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, arrestuan në flagrancë shtetasit E. Ç., 77 vjeç; M. Ç., 72 vjeç; F. S., 57 vjeç; D. S., 53 vjeçe; R. J., 36 vjeçe; K. L., 60 vjeç; E. H., 26 vjeç; A. L., 50 vjeç ., A.Ç., 22 vjeç; Gj. Ç., 48 vjeç; M. Ç., 25 vjeçe, P. Ç., 66 vjeç; Ç. H., 70 vjeç dhe një 17-vjeçar.

U shpallën në kërkim shtetasit A. Ç., 54 vjeç; G. U(C)., 38 vjeç; D. Ç., 33 vjeç; Sh. Ç., 49 vjeç; Gj. Ç., 50 vjeç; E. H., 33 vjeç; M. H., 37 vjeç; E. H., 40 vjeç; M. H., 46 vjeç; A. H., 35 vjeç.

Si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetaset L. N., 53 vjeçe dhe N. N., 25 vjeçe.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë kultivuar 12 597 bimë të dyshuara narkotike, të llojit Cannabis Sativa, në fshatrat Alijaj dhe Jeran, pranë banesave të tyre. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa gjatë kontrolleve në banesa u gjetën edhe sasi të konsiderueshme lënde narkotike në faza të ndryshme përpunimi.

Nga kontrollet në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1000 fara kanabis dhe 4685 kilogramë lëndë narkotike, në formë boceje dhe një sasi në proces tharjeje.

Vijon puna intensive përkapjen e shtetasve të shpallur në këkrim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Malësi e Madhe- Vihen në pranga shtetasit Elez Çulaj, Muho Culaj, Fatmir Senaj, Drita Senaj, Rezarta Jacaj, Kujtim Laçaj, Elfajed Halaj, Agron Laçaj, Adrian Çekaj, Gjelin Çekaj, Miranda Çekaj,Pjetër Çekaj, Çun Halaj dhe një 17- vjeçar.