Polici qellon me armen e sherbimit ne mes te Fierit, plagos 26 vjeçarin

Policia ka reaguar dhe ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në qendër të Fierit, ku një efektiv policie plagosi me armën e shërbimit një person, pas një konflikti mes tyre.

Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20, në vendin e quajtur “Ish globi”, ku shërbimet e Policisë kishin bllokuar një segment rrugor për zhvillimin e një koncerti.

Daniel Braçi, 26 vjeç duke drejtuar një automjet tip “Volkswagen” është afruar te punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të futet në rrugën e bllokuar.