Policia e Fierit eshte vene ne kerkim te nje 30 vjecari nga lagjja Sheq i Madh, pasi dyshohet se ka kryer marredhenie seksuale me nje vajze te mitur. Bashke me 30 vjecarin, pjesemarres ne marredheniet seksuale me vajzen 13 vjeçe dyshohet se kane qene edhe dy adoleshente te cilet jane proceduar penalisht ne gjendje te lire. Denoncimi eshte bere ne komisariatin e Fierit mengjesin e se henes nga prinderit e te mitures te cilet u thane oficereve se vajza nuk ishte kthyer ne shtepi qe prej mbremjes se te dieles. Te shqetesuar per fatin e vajzes, prinderit denoncouan zhdukjen e se bijes por kjo e fundit u kthye ne banese pak ore pas denoncimit. Nderkohe inspektoret e policise qe kishin nisur kerkimet per vajzen, vazhduan hetimin per rastin duke e derguar te mituren per ekzaminim mjekesor. Nga ekzaminimi rezultoi se vajza 13 vjece ishte abuzuar seksualisht. Ne prani te psikologut eshte marre ne pyetje e mitura e cila tregoi se naten qe mungoi ne shtepi, e kishte kaluar me disa miq. Ajo tregoi identitetin e 30 vjecarit dhe dy 15 vjecareve per te cilet nisi kerkimi policor. Por 30 vjecari F.S nderkohe ishte larguar nga vendbanimi dhe policia eshte ende ne kerkim te tij. Dy adoleshentet jane marre ne pyetje ne prani te psikologut. Ata po ndiqen penalisht ne gjendje te lire.